Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Për më shumë se 50 vjet shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, ndërron jetë nga COVID-19 kamerieri 91 vjeç

Për më shumë se 50 vjet shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, ndërron jetë nga COVID-19 kamerieri 91 vjeç

Bota May 22, 2020 - 12:01

Kamerieri Wilson Roosevelt Jerman, i cili shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se 50 vjet, gjatë administrimit të 11 presidentëve, ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 92-vjeçare, shkruan “The Hill”.

Punën e filloi në vitin 1957 në kohën e presidentit Dwight D. Eisenhower, por në fillim si lustrues këpucësh, ku disa vite më vonë Zonja e Parë, Jackie Kennedy, e ngriti në detyrë duke e bërë kamerier, transmeton “Telegrafi”.

Gjatë shërbimit të tij mbi pesë dekada në Shtëpinë e Bardhë Jermani ka qenë subjekt i shumë studimeve historike në politikën e afro-amerikanëve.

Autorja e librit “Nga shtëpiza e robërimit deri te Shtëpia e Bardhë”, Coritta Mitchell, nga Universitetit i Ohios, ka njoftuar se Jermani dhe shumë afro-amerikanë të gjeneratës së tij me nder e kanë kryer njërën nga punët më të rralla të asaj kohe.

Ajo është e bindur që ai ishte i kënaqur që karrierën e kishte përfunduar në kohën e një presidenti afro-amerikan, Barack Obama.