Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Studiuesit francezë: Koronavirusi nuk u mbijeton ujërave të detit

Studiuesit francezë: Koronavirusi nuk u mbijeton ujërave të detit

Bota May 22, 2020 - 11:59

Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit.

“Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e ”Ifremer”-it, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin.

Për të arritur në përfundimet e tyre studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.

Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të COVID-19, i zbuluar nga studimi ynë, është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.