Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Rekord i ri në Indi, 6000 raste ditore me COVID-19

Rekord i ri në Indi, 6000 raste ditore me COVID-19

Bota May 22, 2020 - 11:12

India ka regjistruar numër rekord të infeksioneve ditore me COVID-19.

India ka raportuar 6.000 raste të reja të koronavirusit, rritja më e madhe e vendit në 24 orë që nga fillimi i pandemisë, raporton Reuters.

Shifrat mbi infeksionet e reja vijnë ndërsa New Delhi lehtëson bllokimin në mbarë vendin dhe disa fluturime të brendshme rifillojnë.

Të premten, India raportoi mbi 118,000 raste të konfirmuara – afërsisht një rritje prej 5% nga e enjtja. Një total prej 3,853 njerëz kanë vdekur pasi kontraktuan virusin, transmeton lajmi.net.

Megjithëse bllokimi aktual, i cili filloi në 25 Mars, është shtrirë në 31 maj nga kryeministri Narendra Modi, rregullat janë zbutur në zona me numër më të ulët rastesh.

Qeveritë e shtetit gjithashtu u lejohet të nxjerrin udhëzimet e tyre për disa raste.