Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Zbulohet identiteti i shqiptares që vrau me thikë 7-vjeçaren në një park në Britani

Zbulohet identiteti i shqiptares që vrau me thikë 7-vjeçaren në një park në Britani

Bota May 21, 2020 - 21:33

Mediat britanike zbulojnë identitetin e shqiptares që goditi me thikë një vajze shtatë vjeçare në një park në Bolton të Britanisë së Madhe.

Sipas The Guardian, ajo është Eltiona Skana, 30 vjeç, e cila akuzohet për vrasjen e Emily Jones në Queen’s Park, Bolton, më 22 Mars.

Skana u arrestua në vendin e ngjarjes. Ajo do të paraqitet në gjykatën e magjistratëve Manchester dhe Salford të martën.

Emily vdiq menjëherë pas sulmit, për të cilën ishte dëshmitar babai i saj.

“Emily ishte fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. Ajo ishte gjithnjë plot gëzim, dashuri dhe të qeshura. Kishte një buzëqeshje kaq të butë dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Ajo kishte një zemër aq të madhe sa një buzëqeshje”, janë shprehur prindërit e saj.