Holanda i regjistron 147 vdekje e gati 1 mijë raste të reja të virusit për 24 orë

Holanda i regjistron 147 vdekje e gati 1 mijë raste të reja të virusit për 24 orë

Bota April 08, 2020 - 15:20

Autoritetet shëndetësore të Holandës njoftuan se 147 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të virusit të ri në shtetin e Beneluksit shkoi në 2,248 persona, bëri të ditur Insitutit Kombëtar i Shëndetit.

Rritje shënoi edhe numri i të infektuarve. Për një ditë, 969 njerëz u infektuan me Covid-19 dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 20,549 njerëz, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Holanda para disa javësh u bë lajm në mediet botërore për shkak të njerëzve që u panë duke pritur para dyqaneve të kanabisit për të blerë rezerva, ndonëse njerëzit në vendet e tjera po presin kryesisht para barnatoreve dhe dyqaneve ushqimore.

Dy vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë vazhdojnë të mbeten Spanja dhe Italia, por numër i madh i rastevev është shënuar edhe në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani.