Wuhani del plotësisht nga izolimi, qytetarët përqafohen mes lotësh

Wuhani del plotësisht nga izolimi, qytetarët përqafohen mes lotësh

Bota April 08, 2020 - 13:55

Ka marrë fund izolimi në Wuhan, epiqendra e koronavirusit. Qyteti i është rikthyer jetës së mëparshme dhe njerëzit janë takuar e janë përqafuar mes lotësh. Shumë qytetarë u janë drejtuar trenave të parë për t’u larguar nga vendet në të cilat ishin bllokuar që prej 23 janarit, atëherë kur nisi izolimi i qytetit.

Aktivitetet tregtare, dyqanet, restorantet e kafenetë janë rihapur. Gjithashtu ka nisur, transporti rrugor, hekurudhor, ai detar dhe ajror.

Image

Megjithatë të gjithë vazhdojnë të mbajnë maska, si masë për parandalimin e rikthimit të virusit.

Wuhan mori masat më të ashpra të karantinës. Në fillim, njerëzit u lejuan të shkonin në dyqane për të blerë ushqim, por nga mesi i shkurtit, të gjithë u ndaluan të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Image

Image