Shkalla e rritjes së rasteve me COVID-19 në Turqi, më e shpejta në botë

Shkalla e rritjes së rasteve me COVID-19 në Turqi, më e shpejta në botë

Bota April 07, 2020 - 21:34

Shkalla e rritjes së rasteve të infektimit me COVID-19 në Turqi është më e shpejta në botë, sipas “The Guardian”.

Më shumë se 3 000 raste të reja raportohen çdo ditë, por presidenti turk Recep Tayyip Erdoëan këmbëngul që puna duhet të vazhdojë normalisht.

Ai i ka rezistuar thirrjeve të sindikatave të mjekëve dhe politikanëve të opozitës për t’i porositur njerëzit të ndalojnë punën dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke këmbëngulur se “rrotat e ekonomisë duhet të vazhdoni të rrotullohen”.

Vdekjet e raportuara mbeten shumë më të ulëta se vendet e tjera të goditura keq, në 649, por shifrat e infeksionit sugjerojnë se Turqia ka rritjen më të shpejtë të rasteve të konfirmuara në botë.