Erdogan me vendim të prerë: Nga sot është e ndaluar shitja e maskave, ato do të jepen falas

Erdogan me vendim të prerë: Nga sot është e ndaluar shitja e maskave, ato do të jepen falas

Bota April 07, 2020 - 16:02

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, ka deklaruar sot se zyrtarët lokalë kanë filluar me shpërndarjen e maskave mjekësore falas për qytetarët, pasi shitja e tyre do të jetë e ndaluar në vendin e tij, raporton agjencia shtetërore Anadolu.

Në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), presidenti Erdogan tha se Turqia ka vendosur të kufizojë lëvizshmërinë për t’u siguruar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke përjashtuar qytetarët që punojnë.

Erdogan po ashtu bëri të ditur se Turqia në Stamboll do të ndërtojë edhe dy spitale me kapacitet prej njëmijë shtretër.

Ai tha se sistemi shëndetësor i Turqisë tejkaloi pragun e rëndësishëm duke kryer 20 mijë teste të koronavirusit në ditë.

Më tej, duke iu referuar Fushatës Kombëtare të Solidaritetit të nisur javën e kaluar, presidenti turk njoftoi se kjo fushatë tashmë ka grumbulluar 1.5 miliardë lira turke (mbi 221 milionë dollarë) dhe se kanë filluar me përgatitjen për të shpërndarë ndihma për 2.3 milionë familje.