Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Gjermania planifikon t’i kthehet jetës normale më 19 prill, ky është plani i saj

Gjermania planifikon t’i kthehet jetës normale më 19 prill, ky është plani i saj

Bota April 06, 2020 - 14:09

Gjermania ka hartuar plane për ta përfunduar izolimin pas 19 prillit, raporton “Reuters”.

Gjermania ka hartuar një listë me masa, duke përfshirë obligueshmërinë për të vënë maska, limitet në tubime dhe gjurmimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit. Me këto masa zyrtarët mendojnë se jeta mund t’i rikthehet normalitetit dhe izolimi të përfundojë gjatë këtij muaji.

Propozimet, të përfshira në një draft-dokument të përpiluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e ka parë “Reuters”, thonë se masat e ndërmarra do të jenë të mjaftueshme që të mbahet numri i njerëzve që infektohen nga një person nën 1 edhe pasi jeta të kthehet gradualisht në normalitet.

Që ky plan të jetësohet mekanizmat duhet të arrijnë të regjistrojnë më shumë se 80 për qind të njerëzve me të cilët një person i infektuar ka pasur kontakt në 24 orët e fundit pasi është diagnostikuar.

Me këto masa parashihet që të rihapen shkollat dhe do të fillojnë “të relaksohen” kontrollimet e rrepta në kufij. /Express/