Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
E tmerrshme: Kina zbut masat e izolimit, vendet turistike stërmbushen me njerëz

E tmerrshme: Kina zbut masat e izolimit, vendet turistike stërmbushen me njerëz

Bota April 06, 2020 - 12:26

Një numër i madh i njerëzve është parë nëpër destinacionet e famshme turistike të Kinës gjatë fundjavës, pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve se rreziku nga koronavirusi ende nuk ka kaluar.

Pamjet në parkun e malit Huangshan shfaqin mijëra njerëz të mbledhur afër njëri-tjetrit, shumë prej të cilëve kishin vendosur maska.

Pas numërit të madh të vizitorëve, autoritetet u detyruan ta publikojnë njoftimin se parku e ka arritur kapacitetin prej 20 mijë vizitorëve në ditë dhe se nuk do të pranojë njerëz të tjerë brenda, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Edhe në Shangai u pa një numër i madh i njerëzve që kishin dalë për blerje dhe turistë të ndryshëm. Shumë nga restorantet që kishin qenë të mbyllura para disa ditëve patën shumë punë pas hapjes.

Përderisa qeveria kineze është duke i zbutur gradualisht masat e izolimit, ekspertët shëndetësorë të këtij vendi kanë kërkuar nga njerëzit që të vazhdojnë të jenë të vëmendshëm.

“Kina nuk është afër fundit, por ka hyrë në një fazë të re. Me përhapjen e epidemisë globale, Kina ende nuk e ka arritur fundin”, tha Zeng Guang, epidemiolog në Qendrën Për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.