A do të ndikojë vera te ngadalësimi i koronavirusit?

A do të ndikojë vera te ngadalësimi i koronavirusit?

Bota April 06, 2020 - 10:58

Shkencëtarët janë dyshues dhe në pikëpyetje nëse rritja e temperaturave ose vera do të ndikojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë që në Britani ose në Evropë pritet të shënohen temperatura mbi 20 gradë Celsius së shpejti, shkencëtarët do të monitorojnë se si reagon koronavirusi në këto kushte të reja.

Epidemitë e gripit zhduken kur dimri përfundon, por a do të ndodhë edhe me koronavirusin?

Por një studim i familjes së koronavirusit, nga vjen dhe COVID- 19, u publikua dhe javën e kaluar dhe tregonte pikërisht se koronaviruset në shkurt kanë një numër shumë të lartë infektimi, kurse në verë shumë ulët, transmeton “Balkanweb”.

Por studime të tjera tregojnë se koronaviruset janë sezonale në klimat e buta. Pritet vetëm koha ta tregojë se çfarë do të ndodhë me COVID-19, që ka infektuar deri tani mbi 1 milion e 200 mijë banorë të Tokës.