I organizoi festë ditëlindjeje nënës, gazetarja infekton të ftuarit me Covid-19

Bota April 04, 2020 - 23:55

Gazetarja Alice Stockton-Rossini organizoi ditëlindjen e 90’të për nënën e saj muajin e kaluar, në New Jersey. Në atë kohë, nuk e kishte idenë që do të infektohej me koronavirus, teksa mbulonte një shpërthim në New Rochelle, Nju Jork.

Stockton-Rossini më vonë testoi pozitivisht për koronavirusin dhe thotë që beson se infektoi njerëz të tjerë në festë më 8 mars. Dy njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë kanë testuar pozitiv, të gjithë të lidhur me festën, tha ajo.

Ata që testuan pozitivë ishin edhe prindërit dhe kunati i saj, i cili është 56 vjeç dhe është në një spital në qytetin e Nju Jorkut me ventilator. Ai nuk ishte në festë.

“Nuk e dija se sa shpejt do të përhapej ky virus. Nuk kisha asnjë ide fare”,  tha ajo për CNN.

“Dhe është e frikshme. Dhe është marramendëse. Dhe nuk është kënaqësi të jetosh me faktin se mund ta bësh dikë jashtëzakonisht të sëmurë”.

Në festë, e cila ishte në një kishë në Long Beach Island, morën pjesë rreth 25 nga miqtë e nënës së saj.

“Një ditë pas festës, nëna ime u sëmur keq,” tha Stockton-Rossini, reporterja për 710 WOR. “Dhe ajo nuk kishte simptoma si ato që kishim dëgjuar. Kishte bllokim dhe shumë ethe.  Qëndroi e sëmurë për disa ditë. Kur ethet iu shtuan, ata e çuan në spital, ku dhe testoi pozitive për koronavirusin.”

Takimet shoqërore nuk ishin ndaluar në atë periudhë, tha ajo. Tani ajo e di se sa e rëndësishme është që njerëzit të praktikojnë distancimin shoqëror. Ajo u bëri thirrje njerëzve të jenë vigjilentë, sepse jo të gjithë kanë simptoma të ngjashme me ato të raportuara gjerësisht.

“Çdo anëtar i familjes time ka testuar pozitiv, përveç djalit,” tha ajo.

“Jo të gjithë kemi të njëjtat simptoma. Ata me të vërtetë duhet të testojnë njerëz që kanë një sërë simptomash, jo vetëm ata që kanë: ethe, kollë dhe këputje”.

Image