Franca merr frymë, 140 viktima më pak nga koronavirusi se një ditë më parë

Franca merr frymë, 140 viktima më pak nga koronavirusi se një ditë më parë

Bota April 04, 2020 - 22:13

Lajme të mira vijnë nga Franca sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi. Mediat vendase raportojnë se në 24 orë kanë ndërruar jetë 441 persona, një numër më i ulët se një ditë më parë, ku kishte 588 të vdekur.

Numri i vdekjeve nga virusi vdekjeprurës COVID0-19 në Francë ka arritur në 7,560 që nga 1 marsi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo shifër përfshin spitalet dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, sipas zyrtarit më të lartë për shëndetësinë në Francë, Jerome Salomon.

Numri total i viktimave ka shkuar kështu në 5,532, të cilët kanë ndërruar jetë në spitale. Që do të thotë se 2,028 viktima janë kryesisht nga shtëpitë e të moshuarve.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në spitale ka arritur në 68,605 gjithsej. Kjo është rritur me më shumë se 4,000 nga 64,338 që ishte të premten. Edhe numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv në Francë tashmë është rritur në 6,838 nga 6,662 një ditë më parë.