16 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

16 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Bota April 03, 2020 - 10:05

Numri i të sëmurëve nga COVID-19 në Mal të Zi ka arritur në 160, u njoftua sot nga Instituti i Shëndetësisë në Mal të Zi. Ai apeloi po ashtu që të mos stigmatizohen pacientët. Që nga shpallja e pandemisë së COVID-19 në Mal të Zi janë regjistruar dy viktima

Nga ora 18:00 dje dhe deri në orën 08:00 sot janë analizuar 114 mostra nga Instituti i Shëndetësisë së Malit të Zi dhe prej tyre 16 janë konfirmuar pozitive me koronavirusin e ri “SARs-CoV-2, njoftoi sot drejtori i këtij Instituti, Boban Mugosa.

Me këtë njoftim numri i të infektuarve ka arritur në 160 në Mal të Zi e 10 prej rasteve janë gjetur në Podgoricë.

Ai shtoi se rreth 15 për qind e pacientëve nuk kishin simptoma, por ishin bartës të koronavirusit.