Mbi 4 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Mbi 4 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Bota April 02, 2020 - 18:54

Numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në 115 mijë e 242, raporton “Zëri.info”.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar edhe 4 mijë e 668 raste të reja me këtë virus, derisa deri tani kanë vdekur 13 mijë e 915 persona.

Nga koronavirusi në Itali janë shëruar 18 mijë e 278 pesona, ndërsa 4 mijë e 53 janë në gjendje kritike.

Italia radhitet e dyta në botë për numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus pas Amerikës e cila mbanë vendin e parë me 228 mijë e 727 raste./Zëri/