Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Rusia dërgon mjekë dhe ekspertë të dezinfektimit në Serbi

Rusia dërgon mjekë dhe ekspertë të dezinfektimit në Serbi

Bota April 02, 2020 - 17:16

Serbia përveç ndihmave që po pranon nga BE-ja, sot u njoftua se do të merr të tilla edhe nga Rusia për ta luftuar koronavirusin.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka premtuar ndihmë dhe mbështetje për shtetin serb dhe qytetarët e Serbisë.

Rusia do të dërgojë mjekët dhe ekspertët e saj për dezinfektimin e objekteve.

“Presidenti Vuçiq falënderoi presidentin Putin që po mendon për Serbinë dhe popullin miqësor serb, pavarësisht angazhimeve të shumta dhe krizës që ka pllakosur Rusinë dhe botën”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.

Rusia dërgoi ndihma edhe në Itali, gjest për të cilin mori lavdërime ndërkombëtare, por gazeta “La Stampa” në Itali tha se shumica e atyre ndihmave ishin të panevojshme dhe shumë të përdorshme në luftën kundër koronavirusit.