Shkon në nëntë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shkon në nëntë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Bota March 31, 2020 - 22:07

Ka shkuar në nëntë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Dy personat që ndërruan jetë sot janë një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçari nga Dibra.

Numri i përgjithshëm i të prekurve është 329, nga ata katër rezultojnë me gjendje më të rëndë shëndetësore, njofton Alsat-M.