Shtrëngoi duart me Putin, rezulton pozitiv me koronavirus mjeku rus

Shtrëngoi duart me Putin, rezulton pozitiv me koronavirus mjeku rus

Bota March 31, 2020 - 18:55

Një mjek, që një javë më parë kishte shtrënguar duart me liderin rus Vladimir Putin, ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Tashmë është vënë në dyshim edhe shëndeti i vetë Putin, duke pasur parasysh kontaktin e afërt me të.

44-vjeçari Denis Protsenko është kreu i spitalit të sëmundjeve infektive Konnunarka, ndërsa në rrjet ka foto të dyshes duke shtrënguar duart pa asnjë masë mbrojtëse.

Në zyrën e mjekut është mbajtur gjithashtu edhe një mbledhje me zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë zv / kryeministren ruse Tatiana Golikova, e cila është përgjegjëse për politikat që ndiqen për koronavirusin në Rusi.

Nga ana tjetër Kremlini është përpjekur  të sigurojë rusët sot se Putin testohet rregullisht dhe se “gjithçka është në rregull’.

Sidoqoftë, simptomat duan kohën e tyre që të shfaqen ndërsa presidenti rus nuk është parë sot në publik.

Image