Koronavirusi në Itali, 837 të vdekur në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Itali, 837 të vdekur në 24 orët e fundit

Bota March 31, 2020 - 18:51

Deri më tani janë raportuar 105,792 raste të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 12,428, transmeton Zeri.info.

15,729 njerëz janë rikuperuar, dhe aktualisht 77,635 njerëz janë pozitivë. Numri i rasteve të reja ka rënë në ditët e fundit. Kjo nuk është një rënie e madhe në krahasim me ditën e djeshme, por në krahasim me dy ditë më parë është një rënie e deri në 1200 raste.

Janë regjistruar 6153 raste të enjten, 5909 të premten, 5974 të shtunën dhe 5217 të dielën. Më herët pasdite, u publikuan informacione për Lombardinë, rajoni i prekur më së shumti nga koronavirusi.

Sot janë regjistruar 1047 raste të reja atje, që është një rënie e re nga një ditë më parë kur janë regjistruar 1154 raste të reja. Në 24 orët e fundit, 381 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Lombardi, ka rënie nga një ditë më parë (458 njerëz vdiqën dje).

Në Lombardi janë raportuar 43,208 raste të koronavirusit. 22.907 njerëz u shëruan./Zeri