Francezët i kthejnë trenat e shpejtë në spitale të lëvizshme

Francezët i kthejnë trenat e shpejtë në spitale të lëvizshme

Bota March 29, 2020 - 15:48

Për të çliruar shtretërit e kujdesit intensiv në disa nga zonat më të goditura në vend, francezët kanë konvertuar trenat specialë TGV, të cilët janë shndërruar në spitale të lëvizshme.

Trenat me shpejtësi të lartë u shndërruan në spitale që lëvizin për të transportuar pacientë nga një pjesë e vendit në një tjetër. "Kemi shumë më tepër hapësirë sesa një ambulancë ose helikopter", thotë François Braun, shef i Departamentit të Emergjencave.

Dy trena mjekësorë TGV sot do të transferojnë rreth 40 të pacientëve nga qytetet lindore të Nancy dhe Mulhouse në jugperëndim, njoftoi agjensia e lajmeve AFP, transmeton Zeri.info./Zeri