Infektuar: 1052
Shëruar: 820
Vdekur: 30
Spanja i shënon 838 viktima të koronavirusit për 24 orë

Spanja i shënon 838 viktima të koronavirusit për 24 orë

Bota March 29, 2020 - 13:24

Ka shkuar në 6528 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Spanjë. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u regjistruan 838 viktima të reja.

Edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit u rrit në masë të konsiderueshme me 6549 raste të reja, duke e çuar në 78797 shifrën e përgjithshme të të prekurve. Spanja është një prej shteteve më të prekura nga sëmundja e re dhe ndodhet në vendin e dytë në botë me numrin e viktimave pas Italisë.

Autoritetet në Spanjë tashmë e kanë miratuar zgjatjen e afatit të masave emergjente, përfshirë izolimin e njerëzve, të cilët kanë të drejtë të dalin jashtë vetëm kur blejnë ushqime dhe ilaçe.

Spitalet e Madridit janë të mbushura me pacientë të infektuar dhe disa prej tyre janë parë të shtrirë nëpër korridore për shkak të mungesës së shtretërve të lirë, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Të shtunën, një anëtare e familjes mbretërore spanjolle vdiq pasi ishte diagnostikuar me koronavirus në Paris. Ajo është princesha Maria Teresa dhe u bë viktima e parë e koronavirusit në mesin e familjeve mbretërore.