Infektuar: 1052
Shëruar: 820
Vdekur: 30
Tregjet kineze ofrojnë sërish mish lakuriqi dhe kafshësh tjera të egra

Tregjet kineze ofrojnë sërish mish lakuriqi dhe kafshësh tjera të egra

Bota March 29, 2020 - 10:00

Kafshë të frikësuara, që janë vendosura në kafaze të ndryshkura njëra mbi tjetrën, janë pjesë e skenës që është parë sërish në tregjet kineze.

Megjithëse mishi i lakuriqit konsiderohet të jetë shkaktari, që e solli coronavirusin te njeriu, sërish ky produkt po vazhdon të shitet në Kinë, krahas maceve dhe qenve, transmeton Telegrafi.

Në hapësira të përgjakura, shihet duke u rrjepur edhe lepuj dhe rosa, derisa disa shitës relamojnë edhe medikamente të krijuara nga speciet e ndryshme si akrepat, gjarpërinjtë dhe merimangat.

Kjo vjen vetëm disa ditë, pasi Pekini nisi të festoi fitoren mbi coronavirusin dhe iu kërkoi banorëve që të dalin si zakonisht, në mënyrë që të rikthejnë humbjet e mëdha ekonomike.

Derisa shumë shtete të botës janë duke u mbyllur, në Wuhan të Kinës ku u shfaq së pari coronavirusi, jeta ka filluar t’i kthehet normalitetit.

Por, autoritetet nuk po bëjnë asgjë, që ta ndalojnë traditën e ngrënies së kafshëve të egra, si pasojë e të cilave, besohet të jetë transmetuar infeksioni deri te njeriu. /Telegrafi/