Dita më e keqe në Itali, 919 njerëz vdesin nga koronavirusi

Dita më e keqe në Itali, 919 njerëz vdesin nga koronavirusi

Bota March 27, 2020 - 18:07

Në Itali, gjithsej 9134 njerëz vdiqën nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, 919 njerëz kanë vdekur dhe 5909 raste të reja janë raportuar, transmeton Zeri.info.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme, njoftoi në konferencën për shtyp selia e Mbrojtjes Civile në Romë.

Kujtojmë, 712 njerëz vdiqën dje në 24 orë.

Presse France tregon, megjithatë, se infeksioni po tregon një ngadalësim, me një rritje prej 7.4 përqind në 24 orët e fundit, më e ulta që nga fillimi i pandemisë në Itali.

Të Mërkurën, 683 njerëz vdiqën në Itali, 743 të Martën, 602 të Hënën dhe 650 të Dielën, dhe një rekord 793 të Shtunën, numri më i madh që nga shpërthimi i pandemisë në 21 shkurt./Zeri