Një e katërta e popullatës në botë nga sot është në karantinë

Një e katërta e popullatës në botë nga sot është në karantinë

Bota March 25, 2020 - 18:54

Përderisa në Kinë pandemia e koronavirusit është drejt shuarjes, autoritetet e Indisë e filluan izolimin më të madh botëror.

Në shtëpitë e tyre për 21 ditë duhet të qëndrojnë 1.4 miliard njerëz.

Me këtë numri i njerëzve që janë në karantinë ka shkuar në 2.6 miliard, respektivisht një e katërta e popullsisë.