Koronavirusi shtrihet në 50 vende
Zelanda e Re raporton për infeksionin parë koronavirus pasuar me shumë raste të konfirmuara në vende përfshirë Spanjën, Francën, Nigerinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe brenda natës, pasi shpërthimet e virusit në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran vazhduan të përkeqësohen.
Virusi tani ka arritur në më shumë se 50 vende dhe territore jashtë Kinës, me mbi 4,400 infeksione të regjistruara dhe të paktën 70 vdekje, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Këto janë vendet më të goditura në secilin rajon të botës:
Afrika: Algjeria, Egjipti, Nigeria; Nga një 1 rast secila
Azia: Kina; 78.824 raste, 2.788 vdekje
Azia (jashtë Kinës): Koreja e Jugut; 2.022 raste, 13 vdekje
Australia-Azia: Australia; 22 raste
Evropa: Italia; 650 raste, 17 vdekje
Lindja e Mesme: Irani; 245 raste, 26 vdekje
Amerika Veriore: Shtetet e Bashkuara; 60 raste
Amerika e Jugut: Brazili; 1 rast