Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Më shumë raste të reja të koronavirusit jashtë Kinës se brenda saj

Më shumë raste të reja të koronavirusit jashtë Kinës se brenda saj

Bota February 26, 2020 - 14:09

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se numri i rasteve të reja të koronavirusit jashtë Kinës tashmë është më i madh se shifra e rasteve të reja brenda territorit të saj.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e vuri në pah atë që duket si zvogëlim i shkallës së infektimeve të reja në Kinë, ku filloi së pari përhapja e koronavirusit.

“Dje, numri i rasteve të reja të raportuara jashtë Kinës e tejkaloi numrin e rasteve të reja në Kinë për herë të parë. Rritja e papritur e rasteve në Itali, Republikën Islamike të Iranit dhe në Korenë Jugore është thellësisht shqetësuese”, tha ai.

Adhanom gjithashtu njoftoi se një ekip i ekspertëve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka arritur në Romë për t’i vlerësuar masat për mbrojtjen e shëndetit publik.

OBSh-ja tha se disa liderë kanë bërë thirrje për shpalljen e pandemisë, por se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet pa analizë të kujdesshme të fakteve, shkruan “The Guardian”.

Deri më tash, mbi 80 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus në tërë botën dhe gati 2800 kanë vdekur. Vendi më i prekur në kontinentin e Evropës është Italia me më shumë se 350 raste të infektimeve.