Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Kroaci

Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Kroaci

Bota February 25, 2020 - 13:32
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se është identifikuar pacienti i parë me koronavirus në Zagreb në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

“Në Kroaci, ne kemi personin e parë të prekur nga koronavirusi”, njoftoi të martën kryeministri Andrej Plenkoviq, raporton Hina, transmeton Zeri.info

“Është konfirmuar se ne kemi pacientin e parë me korona virus në Zagreb në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, tha Plenkoviq pas një takimi me zyrtarë të Mbrojtjes Civile.

“Fjala është për një person të ri dhe një formë më të butë të sëmundjes. Ai është i izoluar dhe është mirë deri më tani”, shtoi Plenkoviq.

Ministri i shëndetësisë Vili Beros tha të martën se rezultatet e testit të një qytetari kroat të testuar për koronavirus mbërritën në orën 11.50 të mëngjesit dhe se ai tregoi shenja më të buta të sëmundjes. I riu ishte në Milano nga 19 deri në 21 shkurt, tha Beros./Zeri