Pas koronavirusit, Italia goditet nga një tërmet i fortë

Pas koronavirusit, Italia goditet nga një tërmet i fortë

Bota February 24, 2020 - 17:29

Italia duket se nuk po gjen paqe. Ndërkohë që vendi është në alarm nga përhapja e koronavirusit, një tërmet 4.7 ka goditur jugun.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë ka shkuar në gjashtë numri i viktimave të koronavirusit në Itali, ndërsa 224 raportohen të infektuar. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, deri më tani 172. 27 të prekur janë regjistruar në Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte dhe 3 në Lazio. Por, ka edhe një lajm të mirë, një nga të sëmurët, është shëruar.

Image