Qëllohet për vdekje nga policia,i riu që kërcënonte me thikë turistët në një qytet australian

Qëllohet për vdekje nga policia,i riu që kërcënonte me thikë turistët në një qytet australian

Bota February 23, 2020 - 11:52

Në pamjet e shpërndara, shihet se si policia në Brisbane të Australisë, e qëlloi nga afër një të ri që i kërcënonte turistët me thikë.

Për arsye të panjohura, 25-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte dalë në rrugë dhe sulmonte njerëzit e zakonshëm, pa ndonjë arsye, transmeton Telegrafi.

Shkaku i ankesave të shumta në këtë qytet australian, policia e ka rrethuar zonën ku ai qëndronte dhe i ka kërkuar që të dorëzohet, veprim të cilin ai e kundërshtoi deri në fund.

Me vendim se mund të jetë një rrezik shumë i madh, policia ka marrë urdhër ekzekutimin e tij dhe një nga pjesëtarët e policisë e qëlloi për vdekje nga afërsia.

Raportohet se forcat e rendit, kanë pasur njohuri lidhur me sjelljet e tij, por që nuk bëhet e ditur nëse edhe më parë ka shkaktuar sjellje kaq të dhunshme.