Sot mbahen zgjedhjet e Partisë Demokratike amerikane në Nevada

Sot mbahen zgjedhjet e Partisë Demokratike amerikane në Nevada

Bota February 22, 2020 - 10:00

Pas një pauze prej më shumë se dhjetë ditëve, gara për president brenda Partisë Demokratike do të vazhdojë të shtunën në Nevada.

Tash për tash, në garë janë duke prirë kandidatët Pete Buttigieg dhe Bernie Sanders, por zgjedhjet janë mbajtur vetëm në dy shtete. Fituesi nuk do të dihet deri në muajin korrik.

Zgjedhjet në Nevada organizohen përmes disa takimeve partiake në pjesë të ndryshme të shtetit, të cilat mund të zgjasin disa orë. Në fund, anëtarët e pranishëm do të votojnë për njërin prej tetë kandidatëve.

Kandidatët që i fitojnë së paku 15 për qind të votave të shtunën do të kenë delegatë. 36 delegatë do të shpërndahen varësisht nga performanca e kandidatëve.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti, shkruan “BBC”.