Në Londër një person theret me thikë në xhami, arrestohet i dyshuari

Në Londër një person theret me thikë në xhami, arrestohet i dyshuari

Bota February 20, 2020 - 17:35

Një burrë është therur me thikë në një xhami në Londër, raporton Daily Mail.

Me këtë rast raportohet të jetë arrestuar i dyshuari për tentim vrasje.

Një zëdhënës i Policisë ka thënë se, “Policia është thirrur në xhaminë në Park Road, në ora 03:10 të enjten, 20 shkurt, pas raportimeve për një therje. Një burrë u gjet i plagosur me thikë, dhe u trajtua nga paramedikët para se të dërgohej në spital dhe tani po presim lajme të reja rreth gjendjes së tij”.

Tutje ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes një person është arrestuar me dyshimin për tentim vrasje.