‘Disa njerëz duhen shfarosur’: Del fotoja e autorit të masakrës në Gjermani

‘Disa njerëz duhen shfarosur’: Del fotoja e autorit të masakrës në Gjermani

Bota February 20, 2020 - 09:55

11 persona humbën jetën pas një masakre në një qytet në Gjermani mbrëmjen e shkuar. Dhjetë persona u qëlluan për vdekje kur një person i armatosur hapi zjarri mbi dy lokale shisha në qytetin Hanau.

Më pas autori u gjet i vrarë në një shtëpi aty pranë. Policia thotë se zbuloi në banesë dy trupa, njëri prej tyre i autorit të masakrës.

Gazeta gjermane BILD shkruan se autori i masakrës është Tobias R. Ai ka lënë një letër dhe një video ku rrëfen krimin dhe shpreh pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë.

Babai i vrasësit është arrestuar, por policia thotë se ai nuk është i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Mediat thonë se vrasësi kishte në pronësi një licencë për armë gjahu. Nuk dihet se çfarë arme ka përdorur ai.

Në video ai pretendon se disa njerëz në Gjermani duhen shfarosur për shkak se nuk mund të dëbohen. Mediat thonë se viktimat ishin kryesisht turq dhe kurdë.