Malajzianët ndotësit më të mëdhenj në Azi

Malajzianët ndotësit më të mëdhenj në Azi

Bota February 17, 2020 - 16:41

Një raport i botuar sot renditi malajzianët si përdoruesit më të mëdhenj të paketimeve plastike, një vend që është përgjegjës për më shumë se gjysmën e mbeturinave plastike në oqeanet e botës.

Raporti nga Fondi i Përgjithshëm Botëror për Natyrën (WWF) përfshin Kinën, Indonezinë, Malajzinë, Filipinet, Tajlandën dhe Vietnamin.

Këto gjashtë vende prodhojnë rreth 60% të mbeturinave plastike në oqeane.

“Rritja e shpejtë ekonomike ka çuar në rritje të jashtëzakonshme të përdorimit të plastikës, sidomos në paketimet e mallrave të konsumit”, njoftoi WWF.

Të ardhurat për frymë janë më të larta në Malajzi sesa në pesë vendet e tjera.

Megjithatë, menaxhimi i mbeturinave nuk ka mbajtur ritmin e rritjes ekonomike dhe përdorimit të shtuar të plastikës./atsh/