Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Zbulohet grupi gjerman që planifikonte sulme në xhami

Zbulohet grupi gjerman që planifikonte sulme në xhami

Bota February 17, 2020 - 10:42

Mediet lokale në Gjermani raportuan se 12 personat e arrestuar nga policia ishin pjesë e një grupi me pikëpamje djathtiste ekstreme dhe ishin duke planifikuar sulme ndaj xhamive, azilkërkuesve dhe politikanëve.

Personat e arrestuar ishin pjesëtarë të grupit “Der harte Kern”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Bërthama e fortë”.

Sipas gazetës “Welt am Sonntag”, një person tjetër, i cili besohet se ishte pjesë e këtij grupi, ende ndodhet në arrati.

Përkrahja për grupet e së djathtës ekstreme në Gjermani ka shënuar rritje viteve të fundit, sidomos në pjesën lindore të vendit, e cila deri në vitet e tetëdhjeta ishte nën pushtetin komunist.

Besohet se këta persona takoheshin mes vete përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp dhe e kishin formuar organizatën në shtator të vitit të kaluar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Personi që dyshohet se ishte udhëheqës i grupit, një burrë i moshës 53-vjeçare, i identifikuar si Werner S, ishte i njohur edhe më parë për autoritetet dhe banonte në Ausburg.

Dyshohet se ai ishte takuar me anëtarët e tjerë të grupit javën e kaluar për të diskutuar rreth planeve për 10 sulme të ndara, përfshirë masakrat në xhami, të ngjashme me atë që ndodhi në Zelandën e Re vitin e kaluar. Ata shpresonin se veprimet e tyre do të nxisnin kundërsulme dhe do të shkaktonin luftë civile.

Ky grup dyshohet edhe për lidhje me një grup tjetër të së djathtës ekstreme, të quajtur “Ushtarët e Odinit”, i cili është themeluar në Finlandë para pesë vjetëve.

Gjatë bastisjeve, policia gjeti armë dhe materiale që do të mund të përdoreshin për prodhimin e bombave.