Turqia mohon se e ka shpërfillur marrëveshjen me Rusinë në Siri

Turqia mohon se e ka shpërfillur marrëveshjen me Rusinë në Siri

Bota February 16, 2020 - 10:59

Turqia i ka mohuar akuzat e Rusisë për shpërfilljen e marrëveshjes për de-eskalimin e situatës në Siri dhe kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ushtarake në rast se dështon marrëveshja me Moskën.

Rusia dhe Turqia, të cilat i përkrahin dy palë të kundërta të konfliktit në Siri, u pajtuan në vitin 2018 për krijimin e një zone të sigurt. Megjithatë, bashkëpunimi i tyre i brishtë u cenua nga ofensiva e forcave siriane në Idlib. Së paku 13 ushtarë turq u vranë në dy javët e fundit.

Ankaraja ka thënë se do të përdorë forcë ushtarake për t’i larguar trupat siriane, nëse ato nuk tërhiqen deri në fund të shkurtit. Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se Turqia do t’i sulmojë forcat siriane në çdo vend, nëse ndonjë ushtar turk lëndohet.

Kreu i shtetit turk bisedoi në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin amerikan, Donald Trump, por nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje diplomatike, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Excpress.

Rusia, e cila ofron përkrahje për trupat qeveritare të Sirisë, ka thënë se Turqia ka dështuar t’i neutralizojë militantët në Idlib. Në anën tjetër, Turqia ka deklaruar se fajin e kanë forcat e Asadit për përleshjet e reja.