Jemen: Militantët Ansurullah rrëzojnë avionin saudit Tornado

Jemen: Militantët Ansurullah rrëzojnë avionin saudit Tornado

Bota February 15, 2020 - 21:13

Militantët jemenitë të koalicionit Ansurullah kanë rrëzuar një avion gjuajtës të prodhimit evropian Tornado që fluturonte për forcat e Arabisë Saudite, në një nga disa rrëzime të raportuara prej militantëve të avionëve modernë.

Forcat ajrore saudite kanë konfirmuar humbjen e avionit për të cilin mediat jemenite thanë se ishte rrëzuar mbi provincën Jawf.

Goditjet me raketa të grupit Ansurullah kanë shënjestruar dhe objekte në brendësi të mbretërisë siç ishte sulmii rëndë ndaj rafinerive të naftës disa muaj më parë./TCH