Në avionin e rrëzuar në Afganistan 'ndodhej edhe zyrtari i CIA’s që orkestroi vrasjen e Qasem Soleimanit'

Në avionin e rrëzuar në Afganistan 'ndodhej edhe zyrtari i CIA’s që orkestroi vrasjen e Qasem Soleimanit'

Bota January 28, 2020 - 20:03

Një agjenci iraniane lajmesh pretendon se një drejtues nga radhët e CIA-s, i cili orkestroi ekzekutimin e gjeneralit Qasem Soleimani, është në mesin e personave që humbën jetën një ditë më parë nga rrëzimi i avionit në Afganistan.

Raporti I dyshimtë i saj vjen në kohën kur Pentagoni e mohoi që avioni i tij E-11A të jetë qëlluar nga talibanët, por deklaroi se ai ka rënë vërtet në zonën Dih Yak.

SHBA nuk dha detaje për viktimat, por mediat iraniane dhe faqet e lajmeve të lidhura me Kremlinin thonë se në mesin e të vdekurve ishte dhe Michael D’Andrea, shef i CIA-s që besohet se gjurmoi Osama bin Ladenin e që njihet me nofkat “’Princi i Errët” dhe “Ajatollahu Mike”.  

Agjencia iraniane e propagandës, Mehr News, raportoi se D’Andrea, i cili ka luajtur rol kryesor në zbulimine  shumë akteve terroriste, e që thuhet të ketë pasur pozicion kyc në vrasjen e komandantit të Forcave Quds, ndodhej në avionin e rrëzuar.

Ajo i referohej faqes pro-Kremlinit, Veterans Today, e cila citonte burime të inteligjencës ruse të pohojnë se  D’Andrea ështe vrarë dhe informacione të rëndësishme të inteligjencës, kanë rënë në duart e atyre që gjetën avionin.

Sipas kësaj faqeje madje, avioni I rrëzuar nuk ishte një mjet standard komunikimi I Shteteve të Bashkuara, por qendra e komandës së lëvizshme të D’Andreas.

Agjencia iraniane Tasnim  e quan ‘D’Andrean si figurën më të shquar të CIA-s në Lindjen e Mesme.’