Mësohet se kush dhe si e solli coronavirusin në Gjermani

Mësohet se kush dhe si e solli coronavirusin në Gjermani

Bota January 28, 2020 - 13:42
Zyra e shëndetësisë në Bavari ka konfirmuar se më këtë virus është infektuar një banor o Starnbergut, 30 kilometra larg Minhenit.

Kompania gjermane e auto-pjesëve Webastro, ka njoftuar sot se punonjësi i tyre është infektuar me coronavirus, pasi që selinë e tyre në Stokdforf në Bavari e ka vizituar një punonjës nga Kina.

“Kompania ka konfirmuar se personi i infektuar me coronavirus nga Starnberg është i punësuar në selinë e kompanisë në Stokdorf”, thuhet në komunikatën e kompanisë Webast.

Kujtojmë që Webasto të hënën ka njoftuar se punonjësi i tyre nga Shangai pas një vizite në Gjermani, është konstatuar se është i infektuar me virus dhe se rezultatet kanë dalë të jenë pozitive. 

Kompania që ka 11 zyra në Kinë përfshirë edhe atë në qytetin Wuhan ku edhe ka “lindur” coronavirusi, ka ndaluar udhëtimin e punonjësve në atë vend.

Siç raporton Reuters, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjermani është konfirmuar rasti i parë me coronavirus, epidemi që në fund të vitit 2019 shpërtheu në Kinë.

Zyra e shëndetësisë në Bavari ka konfirmuar se më këtë virus është infektuar një banor o Starnbergut, 30 kilometra larg Minhenit.