Shkon në 41 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Shkon në 41 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Bota January 27, 2020 - 15:19

Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, njoftojnë autoritetet turke.

Tërmeti me magnitudë 6.8, tronditi krahinën lindore të Elazig mbrëmjen e së premtes. Dridhjet u ndie edhe në vendet fqinje.

Trupi i fundit i bllokuar nën rrënoja u gjet, tha përmes në një postim në Twitter, Mehmet Gulluoglu, kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Më herët të hënën, Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, u tha gazetarëve se 18 nga 86 të plagosur ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore, njofton AA, transmeton lajmi.net.

Nga 1 mijë e 607 persona të plagosur, 1 mijë 516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas AFAD.