Katër fëmijë e tri gra vriten nga sulmet ajrore në Afganistan

Katër fëmijë e tri gra vriten nga sulmet ajrore në Afganistan

Bota January 27, 2020 - 09:50
Zyrtarët lokalë thanë se tri gra dhe katër fëmijë u vranë gjatë sulmeve ajrore në provincën Balkh

Zyrtarët afganë në provincën Balkh thanë se së paku shtatë civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore. Këto sulme nxitën protesta para zyrës së guvernatorit rajonal.

Zyrtarët lokalë thanë se tri gra dhe katër fëmijë u vranë gjatë sulmeve ajrore në provincën Balkh

Disa qindra njerëz e bllokuan një rrugë të rëndësishme para zyrës së guvernatorit rajonal, duke kërkuar hetime për këto sulme, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Forcat afgane edhe në të kaluarën kanë kryer sulme tokësore dhe ajrore në Balkh, pranë kufirit me Uzbekistanin, Turkmenistanin dhe Taxhikistanin.

Ministria e Mbrojtjes tha se do të dërgojë një ekip hetues për t’u marrë me raportimet për vrasjen e civilëve.

Kjo ministri gjithashtu njoftoi se forcat afgane i kanë kryer disa operacione kundër talibanëve në 24 orët e kaluara, duke vrarë 51 militantë.