Tërmeti në Turqi, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit

Tërmeti në Turqi, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit

Bota January 25, 2020 - 15:33

Banesa të shembura dhe njerëz të tmerruar, kjo është pamja që vjen nga qyteti turk, i cili pati dëmet më të mëdha nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë vendin.

Ndërkohë në rrjetet sociale po bën xhiro një video e gazetares së CNN Turk, e cila gjatë raportimit nga qyteti i Elazig, nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu duke qarë.

Ajo po raportonte direkt nga terreni punën që po bëhej nga kërkim shpëtimi poshtë nën rrënojat e një ndërtese. “E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, dëgjohet të thotë ajo.

Shikoni videon KETU