Ministri britanik: Presim përhapje të epidemisë së virusit kinez

Ministri britanik: Presim përhapje të epidemisë së virusit kinez

Bota January 23, 2020 - 15:08

Ministri i Shëndetësisë në Britani deklaroi sot se numri i rasteve të një korona-virusit të ri kinez ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa është konfirmuar deri më tani, kështu që numri i vdekjeve pritet të rritet.


“Të gjitha viktimat deri më tani kanë qenë në territorin e Kinës. Sidoqoftë, kjo është një situatë në zhvillim e sipër dhe numri i vdekjeve dhe numri i pacientëve ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa ato të konfirmuara deri më tani, ” tha Matt Hancock gjatë një adresimi në Parlamentin britanik.

Ai gjithashtu kujtoi se një numër i vogël i njerëzve të infektuar me virusin e ri tani janë zbuluar në vende të tjera, përfshirë Tajlandën, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ende nuk ka raste të konfirmuara të këtij infeksioni të ri në Britaninë e Madhe”, tha Hancock.Kina ka mbyllur dy qytete sot, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen 17 njerëz dhe rreth 600 të tjerë janë infektuar, ndërkohë që autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po përgatiten për të parandaluar një pandemi globale.