Mizore: Nëna me kancer vret vajzën 9-vjeçare e më pas hidhet nga dritarja e katit të 8-të, la edhe shënimin e vetëvrasjes

Mizore: Nëna me kancer vret vajzën 9-vjeçare e më pas hidhet nga dritarja e katit të 8-të, la edhe shënimin e vetëvrasjes

Bota January 21, 2020 - 17:47
Sipas mediave lokale, nëna e cila ishte diagnostikuar me kancer, fillimisht e dhunoi vajzën e saj dhe më pas e mbyti.

Një nënë ka mbytur vajzën e saj dhe më pas është hedhur nga dritarja e katit të 8-të pasi pësoi një shqetësim mendor të fortë.

Maria Russkikh arriti t’i mbijetojë rënies dhe u dërgua në spitalin në qytetin e Novosibirsk të Siberisë.

Sipas mediave lokale, nëna e cila ishte diagnostikuar me kancer, fillimisht e dhunoi vajzën e saj dhe më pas e mbyti.

Pasi vrau veten 29-vjeçarja u hodh nga dritarja në përpjekje për të bërë vetëvrasje.

Ajo u gjet nga banorët e zonës e shtrirë në dëborë duke rënkuar nga dhimbjet.

“Gruaja ishte pothuajse e zhveshur. Këmbët dhe duart e saj ishin të mbuluara me gjak megjithëse nuk kishte plagë në trupin e saj,”– tha një dëshmitar.

Ndërsa më pas shtoi: “E pyeta çfarë ndodhi por nuk u përgjigj. Ajo vetëm më kërkoi ndihmë dhe më tha që nuk ndiente këmbët e duart.”

Pasi gruaja u dërgua me ambulancë në spital policia hyri në banesën e saj dhe gjeti vajzën 9-vjeçare të shtrirë të vdekur në një pellg gjaku pranë derës së përparme.

Image

Ekzaminimi mjeko-ligjor zbuloi se fëmija ishte goditur në kokë me një objekt të rëndë përpara se të mbytej.

Ndërsa gjaku në trupin e Russkikh i përkiste vajzës së saj.

Nëna, e cila raportohet se vuan nga kanceri, la një shënim vdekjeje në apartament.

Sipas një burimi, në shënim shkruhej: “Nuk mund të jetoj më me këto dhimbje koke të padurueshme. Më fal.”

Në fund të letrës së saj Russkikh shkroi se ajo e donte shumë vajzën e saj.

Nëna tani ndodhet në spital, ku po kurohet për fraktura të shumta që mori për shkak të rënies.

Image