Presidenti amerikan shkon i përgatitur në Davos

Presidenti amerikan shkon i përgatitur në Davos

Bota January 21, 2020 - 14:41
Trump mbath këpucë me shtresë të veçantë kundër rrëshqitjes në borë

Me të zbritur në alpet zvicerane, presidenti amerikan Donald Trump që po merr pjesë në samitin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ishte përgatitur për këtë terren malor që karakterizohet me shumë borë gjatë muajve të dimrit.

Image

Ai është parë duke ecur nëpër borë me një palë këpucë që kishin thumba, me qëllim që të shmang rrëshqitjen gjatë ecjes apo edhe ndonjë rrëzim të papritur, transmeton Telegrafi.

Mediat botërore raportojnë se Trump këto këpucë nuk i kishte mbathur, pasi zbriti nga aeroplani presidencial Air Force One në aeroportin ndërkombëtar të Cyrihut. 

Image

Por kur helikopteri Marine One e dërgoi në zonën plotë borë, ai doli para shumë gazetarëve dhe kameramanëve me këpucët kundër rrëshqitjes që kishin një shtresë të veçantë të ngjitur. /Telegrafi/

Image

Image

 

Image