Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Njëmbëdhjetë të vdekur nga zjarri në ndërtesën e imigrantëve në Siberi

Njëmbëdhjetë të vdekur nga zjarri në ndërtesën e imigrantëve në Siberi

Bota January 21, 2020 - 13:09

Një zjarr që ka shpërthyer në shtëpinë e punëtorëve imigrantë në rajonin Tomsk të Siberisë i kanë lënë të vdekur 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Zjarri ndodhi në një ndërtesë të drunjtë në fshatin Prichulymsky rreth mesnatës së të hënës.

Raportohet se zjarri e përfshiu një sipërfaqe prej 208 metrash katrorë, ndërsa kulmi i ndërtesës u shemb pas zjarrit.

Në këtë shtëpi ndodheshin 14 punëtorë nga Kina, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e një banori të kësaj shtëpie.

Dhjetë nga njëmbëdhjetë viktimat ishin kazakë, ndërsa një tjetër ishte grua ruse.

Autoritetet ruse njoftuan se i kanë filluar hetimet për ta zbuluar shkaktarin e zjarrit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.