Caktohet ekipi mbrojtës i Donald Trump për gjyqin kundër tij

Caktohet ekipi mbrojtës i Donald Trump për gjyqin kundër tij

Bota January 17, 2020 - 17:24

Ekipi ligjor i Presidentit Donald Trump në gjyqin kundër tij do të përfshijë ish-këshilltarin e pavarur Ken Starr, pasardhësin e tij Robert Ray dhe avokatin e njohur të mbrojtjes Alan Dershowitz, sipas raportimeve të fundit.

Alan Dershowitz

Tre veteranët me përvojë pritet të bashkohen me një ekip të kryesuar nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe avokati i jashtëm Jay Sekulow, të cilët janë duke planifikuar të japin deklarata në emër të Trump në Senat, raportoi CNN, transmeton Telegrafi.

Ken Starr

Ekipi gjithashtu do të përfshijë Pam Bondi, ish-prokurorin e përgjithshëm në Florida, i cili po shërben si këshilltar special i presidentit, sipas AP.

Dershowitz “do të paraqesë argumente me gojë në gjyqin e Senatit për të adresuar argumentet kushtetuese kundër akuzave dhe shkarkimit”, i tha CNN-it një zëdhënës i ekipit ligjor të presidentit.