New York Times publikon videon ku aeroplani ukrainas goditet me raketa nga Irani

New York Times publikon videon ku aeroplani ukrainas goditet me raketa nga Irani

Bota January 14, 2020 - 22:50

Gazeta New York Times ka publikuar pamjet autentike ku aeroplani ukrainas rrëzohet me raketa nga forcat iraniane.

Kjo video tregon që ushtria iraniane lansoi dy raketa drejt avionit komercial. Aeroplani fluturoi edhe për disa momente deri sa u rrëzua.

Nga ky incident vdiqën të gjithë 176 personat që ishin në bord.

Irani ka pranuar rrëzimin e aeroplanit dhe ka premtuar se do të marrë masa. Ata kanë treguar gjithashtu se rrëzimi ka ndodhur gabimisht pasi besonin se ishte një dron amerikan. /Express/