Erëra të forta në jugperëndim të Francës, një person i vdekur dhe 600 të evakuuar

Erëra të forta në jugperëndim të Francës, një person i vdekur dhe 600 të evakuuar

Bota December 14, 2019 - 19:05
Detajet

Një person ka humbur jetën, pesë të tjerë u plagosën dhe 600 u evakuan si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në jugperëndim të Francës, sipas autoriteteve.

“Në jugperëndim të Francë, një automobilist 70 vjeç ka humbur jetën pasi ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një pemë të rrëzuar për shkak të stuhive”, sipas zjarrfikësve.

“Pesë të tjerë janë plagosur nga rënia e pemëve mbi automjetete e tyre. Ndërkohë 600 persona janë evakuar me qetësi “si një masë paraprake” në tetë komuna”, njoftuan zjarrfikësit.

Autoritetet u kanë kërkuar organizatorëve të manifestimeve sportive të anulojnë ngjarjet e tyre.