Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Shpërthim në një qytet në Gjermani, ka të lënduar

Shpërthim në një qytet në Gjermani, ka të lënduar

Bota December 13, 2019 - 11:26

Në qytetin e Gjermanisë Blakenburg sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim në një ndërtesë.

Mediat në Gjermani njoftojnë se sipas informatave të fundit nga Policia së paku 25 persona raportohet se janë të lënduar por që ky numër nuk është ende zyrtar pasi që nuk dihen më shumë detaje.

Zëdhënësi i Policisë në këtë qytet ka thënë se banorët e ndërtesës janë duke u evakuuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit. 

Në një fotografi që ka publikuar Policia shihet një ndërtesë pesëkatëshe e cila sipas mediave gjermane është që nga koha e komunizmit.

Nga dritaret shihet duke dal tym.Sipas zëdhënësit të Policisë ka gjasa që numri i të lënduarave të jetë edhe më i madh.