Exit Poll: Boris Johnson fiton një shumicë të qartë në zgjedhjet e Britanisë së Madhe

Exit Poll: Boris Johnson fiton një shumicë të qartë në zgjedhjet e Britanisë së Madhe

Bota December 12, 2019 - 23:48
Boris Johnson duket se do të qëndrojë si kryeministër dhe të fitojë një shumicë të madhe në Parlamentin Britanik.

Kështu së pak tregon një Exit Poll i publikuar pas mbylljes së kutive të votimit, në ato që po quhen zgjedhjet më të rëndësishme në një gjeneratë.

Siç shkruan euronews, përcjell Telegrafi, Partia Konservatore në pushtet e Johnson ishte parashikuar të fitojë 368 vende në “House of Commons”.

Siç thuhet tutje, ka 650 vende në “Commons” dhe një parti duhet të ketë të paktën gjysmën për të “komanduar” shumicën.

Nëse kjo pasqyron rezultatet përfundimtare, Mbretëria e Bashkuar është e sigurtë që përfundimisht do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar, më shumë se tre vjet e gjysmë pas referendumit të BREXIT në vitin 2016.

Ndryshe, një Parlament i ndarë kishte bllokuar më parë marrëveshjen për tërheqje të Johnson disa herë, duke nxitur këto zgjedhje.

Nëse ai fiton shumicën që parashikon Exit Poll, Johnson do të vizitojë Mbretëreshën Elizabeth II për t’u ftuar për të formuar qeverinë e ardhshme, një formalitet kushtetues. /Telegrafi/